FK
Faik Konica
14quotes
Quotes by Faik Konica
Faik Konica's insights on:
"
Në qoftë se Shqipëria do të vdiste ndonjëherë, atëherë në epitafin e saj do të duhej të shkruhej: Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët.
"
Në komb t’onë, duket se tërë hollësia e mendjes dhe e zëmrës, tërë bukuria e karakterit dhe e sjelljes, i kanë rënë për miras gruas.
"
Bashkim ç’do me thënë? Armiqtë e kombit tonë thonë se që të bashkohen shqiptarët duhet secilido të lëshojë fenë e vet; sa gënjeshtër e madhe ! Jo. Se cilido le të mbajë fenë e vet, muhamedanët le të venë në xhami dhe të krishterët në kishë. Por kur dalin nga xhamia dhe nga kisha le të kujtohen që janë një fëmijë dhe një gjak edhe le të mblidhen tok për të kuvenduar mbi të mirën e mëmëdheut.
"
Ati ynë që je në qiell, jepna fuqinë të mbajmë gojën mbyllur kur s'kemi gjë për të thënë. Falna durimin të thellojmë një punë përpara se të shkruajmë mbi të! Frymëzona me një ndenjë të mprehtë të drejtësisë që të flasim jo vetëm me paanësi, por dhe të sillemi ashtu! Shpëtona nga grackat e gramatikës, nga shtrembërimet e gjuhës dhe nga lajthimet e shtypit. Ashtu qoftë!
"
Vallja shqiptare duhet të kërcehet me veshjen kombëtare; vetëm atëherë del në pah e gjithë bukuria e saj e mahnitshme. Ajo mund të duket paksa qesharake kur kërcehet me një kostum të zakonshëm me pantallona, siç e kam vënë re disa herë.
"
Shqiptarët nuk janë aq të prirur për fjalë të shumta. Autori francez, Hyacinthe Hecquard, i cili ka qenë konsull i Francës në Shkodër për shumë vjet, vë në dukje shkurtësinë me dinjitet të fjalimeve në kuvendet popullore. Megjithatë, kjo heshtje me dinjitet nuk është e dukshme për brezin më të ri të shqiptarëve që kanë studiuar në universitetet e Italisë, Francës, Austrisë dhe të vendeve të tjera.
"
Numëri i trimave ka qenë kurdoherë më i madh nër njerëz të pagdhendur e të pamësuar, se nër njerëz të ditur. Këta të fundit kanë mjaft shkaqe që ta duan jetën.
"
Kur e thatë një gjë një herë, të jetë e mbaruar, mos ma përsëritni më tutje me të tjera fjalë. Gjuha të jetë e qëruar, pa ato fjalë që na i kanë mbjellë magjitë e të huajve; të merret dhe vesh lehtë, prandaj hiqni dorë nga togjet e gjata të fjalëve, të cilat duhet mjeshtëri e madhe për t’i përdorur.
Showing 1 to 10 of 14 results